Site icon Telegrafi

Për një javë bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni

Numri i të infektuarve nga coronavirusi në shtatë ditët e fundit është ulur për rreth 11 për qind.

Në 27 qytete vërehet ulje të numrit të infektimeve të reja, ndërsa në dy qytete ka ulje minimale.

Në raportin javor të ISHP-së për periudhën 7-13 dhjetor janë bërë 9.2 për qind më pak teste në krahasim me javën e kaluar ndërsa Shkupi vazhdon të ketë numrin më të madh të rasteve të reja me rreth 2.300 pacientë të rinj ose mbi 41 për nga numri i përgjithshëm.

Rastet e reja më së shumti janë regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Prilep, Gostivar, Veles, Manastir dhe Shtip, ndërsa vdekshmëri më të madhe ka në Strugë, Shtip, Krushevë, Ohër dhe Prilep./Telegrafi/

Exit mobile version