Site icon Telegrafi

Për një javë, 12 persona të ndaluar në Gjilan nën dyshimin se kanë kryer vepra penale

Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar ka ndaluar 12 (dymbëdhjetë) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vepra penale.

Sipas njoftimit për media, nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndaluar 3 (tre) persona, nga Departamenti për të Mitur është ndaluar një (1) i mitur, si dhe nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar 8 (tetë) persona të dyshuar.

“Prokurorët kujdestar, brenda afateve ligjore, ndaj të dyshuarve, kanë paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh, për këto vepra penale: ‘’Kanosje’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Mashtrim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version