Site icon Telegrafi

Për një javë 1.376 thirrje në “Alo doktor”

Gjatë javës së kaluar, për këshillë mjekësore në linjën telefonike 02/15 123 të “Alo doktor” janë lajmëruar 1.376 qytetarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët në më shumë raste kanë kërkuar këshilla për shtypjen e rritur të gjakut dhe kokë dhimbje, ftohje, reaksione alergjike, pickime insektesh, simptoma të dhimbjes dhe këshilla lidhur me sëmundjet dhe gjendet kronike të shkaktuara nga moti i ndryshueshëm.

Të gjithë personave që kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën “Alo doktor” iu është dhënë ndihmë shëndetësore me anë të këshillimit dhe terapisë adekuate simptomatike.

Nga vënia në përdorim e kësaj linje më 15 shtator të vitit 2014, ka pasur gjithsej 91669 thirrje me kërkesë për këshilla mjekësore.

Linja është e disponueshme 24 orë në ditë me qëllim të mundësohet konsultë e drejtpërdrejtë mjekësore në momentin e shfaqjes së simptomave të ndryshme të çrregullimeve shëndetësore.

Në linjën telefonike “Alo doktor”, për këshilla mjekësore janë në dispozicion gjithsej 25 mjekë./Telegrafi/

Exit mobile version