Site icon Telegrafi

Për një fytyrë të lodhur, ja cila është zgjidhja

Sa herë që mund të ndjesh një fytyrë të lodhur dhe pa shkëlqim, ka një zgjidhje emergjente dhe shumë të shpejtë, e cila do të të kthejë freskinë në fytyrë.

Këtë maskë mund ta përdorësh në çdo orar të ditës: në mëngjes, pas pune apo në darkë, para se të flesh, shkruan revistaclass. Kushti i vetëm janë 15 minuta.

Në kushte shtëpie, jepi jetë fytyrës dhe mos e lër veten pas dore. Ja mënyra:

Përbërësit e maskës:
▪ Një lugë (gjelle) miell i bardhë
▪ Një lugë mjaltë
▪ Një lugë qumësht i freskët

Përzieji të gjithë përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.

Përhape maskën me lehtësi në të gjithë fytyrën dhe lëre të pushojë për gati 15 minuta.

Më pas, shpëlaje fytyrën me ujë të vakët dhe do ta ndiesh lëkurën më të freskët dhe plotësisht të çlodhur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version