Telegrafi

Për “një fije floku” i shpëtojnë vdekjes, në veturën e policisë amerikane fluturon shenja e komunikacionit

Policia në Utah të SHBA-ve ka shpërndarë një video rrëqethëse, ku shihet se si shenja e trafikut thyhet dhe përfundon në xhamin e përparmë të veturës së policisë që ishte e ndalur në semafor.

Policia e qytetit West Jordan i ka shpëtuar më të keqes për një “fije floku”. Ndërkaq ata po kërkojnë ndihmën e qytetarëve në identifikimin e shoferit të një veture, që të hënën mbrëma goditi shenjën e komunikacionit të cilën e hodhi në ajër për të përfunduar më pas në xhamin e veturës së policisë, transmeton Telegrafi.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se shoferi i kësaj veture nuk është ndalur fare, duke ka vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Kujtojmë që në atë moment policia ishte ndalur në të kuqen në semafor, kur nga ana e kundërt një veturë që lëvizi e goditi shenjën e komunikacionit dhe fluturoi drejt e te xhami i policëve.

Brat Medsen, zyrtar policor ka deklaruar për ABC4 News, ka deklaruar se goditja e shenjës së komunikacionit ka “mundur të jetë fatale”. /Telegrafi/