Site icon Telegrafi

“Për një fije floku” i shpëtoi më të keqes, çiklisti rrëzohet e shoferi i papërgjegjshëm në Londër e rriti gazin duke kaluar mbi biçikletën e tij

Një incident që ka ndodhur në qendër të Londrës ka nervozuar masën, e në veçanti çiklistët.

Në videon e publikuar më poshtë që është shpërndarë në masë të madhe, një çiklist i cili për pak sa nuk e pëson me jetë – dhe krejt kjo ndodh për shkak të një shoferi të pakujdesshëm të veturës që ishte afër tij, transmeton Telegrafi.

Derisa në semafor ishte e ndezur drita e kuqe, djaloshi rrëzohet nga biçikleta. Në atë moment ndizet e verdha, kurse vetura në ana e tij të djathtë në vend që të pret të ngritet në këmbë çiklisti dhe të largohet, ai e rrit gazin dhe kalon sipër biçikletës.

Nën rrotat e veturës për pak sa nuk përfundon edhe këmba e çiklistit, por që për fat të mirë një gjë e tillë nuk ndodh.

Videoja e incidentit është postuar në rrjetet sociale nga çiklisti Patric, i cili ka bërë një koment të shkurtër: “nuk ka çfarë të thuhet”.

E policia ka bërë të ditur që çiklisti në momentin e përplasjes ishte pjesë një grupi prej 30 çiklistëve, dhe ka konfirmuar se është duke hetuar rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version