Jennifer Lopez është 50 vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, mirëpo figurën e saj trupore e lakmojnë femrat shumë më të reja në moshë.
Mirëpo, për të pasur linja të tilla trupore, këngëtarja e famshme dhe aktorja hollivudiane ndjek një regjim intensiv të ushtrimeve.
Kohë pas kohë, ajo publikon imazhe të ndryshme në rrjetet sociale nga angazhimi i saj fizik. Kësaj radhe i është bashkëngjitur edhe partneri Alex Rodriguez dhe dy vajzat e tij.
Në një video të publikuar në Instagram nga ish-bejsbollisti, është paraqitur programi stërvitor i familjes, ku natyrisht se spikat J.Lo.
Në ndërkohë, Lopez e ka publikuar një video të re në TikTok, përmes të cilës ka nisur një sfidë të re vallëzimi dhe natyrisht se ka mahnitur me trupin e saj. /Telegrafi/
@jlo 🚨 #WorldOfDanceAgain TikTok Challenge: ACTIVATED! Let’s see your moves! ✨💃✨ @nbcworldofdance