Halle Berry është shembulli më i mirë se mosha është vetëm një numër, sepse në moshën 56 vjeçare duket më mirë se kurrë.
Siç ka treguar dikur për mediat e huaja, ajo ushtron gjashtë herë në javë dhe ka 10 vite që merret me boks.
Sipas aktores, boksi është sporti më i mirë për formësimin e trupit të njeriut, i cili gradualisht ndërton masë dhe forcë muskulore.
“Ndërtoni secilin muskul dhe digjni shumë kalori dhe yndyrë. Plus, boksi redukton stresin, ndërton koordinimin e syve dhe duarve, si dhe vetëbesimin dhe disiplinën”, është shprehur ajo.
Duke marrë këtë në konsideratë, nuk është çudi që cilatdo rroba banje që vesh i shkojnë në mënyrë të përsosur, ndërsa edhe në moshën e saj mund të veshë çfarëdo modeli bikinish në plazh.
Qoftë modele klasike apo pak më tërheqëse për syrin e njeriut, aktorja di të tërheqë vëmendjen. Dhe duket se gjithçka ka të bëjë me detajet e rrobave të banjës së saj. /Telegrafi/