Shuma e sindikatës për shportën minimale, që e përllogariti Lidhja e Sindikatave për muajin mars është 32.852 denarë. Kjo është shuma që i nevojitet një familje katër anëtarshe për ta kaluar muajin.
Sipas LSM-së rreth 13.800 denarë shkojnë për pije dhe ushqim, më pas vijojnë shpenzimet për amvisëri që janë 10.414 denarë. Për higjienë personale dhe higjienë në shtëpi familjet ndajnë 2.324 denarë nga buxheti, për transport rreth 2.400 denarë, ndërsa për veshje 2.154 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në listën e mëposhtme janë shumat e vogla për kulturë dhe shëndet. Sipas përllogaritjeve, për vizita në manifestime kulturore shuma është 1.070 denarë, ndërsa për ilaçe dhe kontroll është 703 denarë.
Shuma e sindikatës për shportën minimale në muajin mars është rreth 400 denarë më shumë në krahasim me muajin e kaluar të vitit të kaluar./Telegrafi/