Telegrafi

Për një ditë shërohen 36 pacientë, gjithsej 337 e kanë kaluar coronavirusin në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 36 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre 2 pacientë kanë qenë të shtruar në spital, ndërsa 34 tjerë janë kuruar në kushte shtëpiake. Prej pacientëve që janë shëruar në shtëpi 15 janë nga Shkupi, 6 nga Prilepi, 3 nga Velesi, 2 nga Koçani, 1 nga Probishtipi dhe 7 nga Shtipi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me rastet e sotme që janë shëruar, numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë tejkaluar coronavirusin shkon në 337.

Edhe sot bilanci me Covid-19 ka qenë pozitiv, pasi si raste të reja u raportuan 26, ndërsa është shënuar edhe një viktimë.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë ndërruar jetë nga virusi është 57, kurse të infektuar deri tani janë regjistruar 1326.

Raste aktive sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 932./Telegrafi/