Një vajzë e vogël nga Kuvajti, e ka ngritur në një nivel tjetër dhuratën për edukatoren e kopshtit, duke i dhuruar një Mercedes luksoz.
Noor Al Faris e ka shpërblyer edukatoren, që ‘e ka ndihmuar të diplomonte dhe të përfundonte kopshtin’, transmeton Telegrafi.
Zonjusha pesëvjeçare është parë e ulur mbi makinën e bardhë, në xhamin e së cilës shkruan me shkronja arabe: “Kjo veturë është për edukatoren time të preferuar Nadia”.
Por, në bazë të medieve lokale, del se është babai i paemëruar i vajzës, që ka dashur ta bëjë këtë dhuratë të shtrenjtë, meqë kjo edukatore i kishte ndihmuar shumë vajzës, pasi asaj i ka vdekur nëna.
Ai ka thënë se Nadia ka pasur rol kryesor që Noor të marrë vetën dhe të ketë një jetë normale, pas humbjes së nënës. /Telegrafi/
Nuk bëhet e ditur se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja, apo sa ka kushtuar vetura. /Telegrafi/