Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Dardanë që janë grumbulluar tash e një javë kanë zhvilluar një ndeshje miqësore të mërkurën të cilën e fituan me rezultat të pastër 4-0 ndaj Lituanisë.
Ndërkohë ditën e sotme na pret një ndeshje krjetësisht tjetër, pasi është për kampanjën kualifikuese dhe kundërshtari është dukshëm i nivelit më të lartë.
Përfaqësuesja jonë është nikoqire e Kombëtares së Suedisë në kuadër të ndeshjes së parë në Grupin B.
Për Kosovën kjo është ndeshja e parë, pasi për mysafirët është ndeshja e dytë, teksa e nisën me fitore këtë kampanjë kualifikuese pasi mposhtën Gjeorgjinë 1-0.
Përkundër mungesave të mëdha si Amir Rrahmani, Herolind Shala, Valon Berisha, Ibrahim Dresevic e Arijanet Muric, Dardanët duan ta nisin mbarë dhe t’i befasojnë suedezët.
Favorit në letër janë suedezët e udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic, por Kosova ka treguar se në Prishtinë di të jetë arrë e fortë për shumë kundërshtarë.
Takimi do të filloj nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet pa praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, e që mungesa tifozëve është një minus i madh për Dardanët.
UEFA ka caktuar gjyqtarët hungarez për këtë takim, ku gjyqtari kryesor është Tamas Bognar, ndërsa asistentët e tij janë Balazs Buzas dhe Peter Kobor.