Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 14:00 caktoi seancë në Komisionin juridiko-legjislativ në të cilën duhet të diskutohet për kërkesën e interpretimit autentik të nenin 11 nga Ligji për Falje, i dorëzuar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Velkoski.
Më herët, Qeveria dërgoi në Kuvend mendimin për interpretimin autentik të nenit 11 nga Ligji për falje, me ç’rast kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi ka dorëzuar deri te kryetarja e Komisionit juridiko-legjislativ, Sonja Mirakovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë që të pranohet nisma e interpretimit të nenit 11 nga Ligji për falje./Telegrafi/