Telegrafi

Për nëntë muaj me radhë, çdo ditë e qëlloi shtëpinë e fqinjit me vezë (Foto)

Stephen Hardwood nga Sauthampton i Anglisë, ka hedhur nga një vezë në ditë në shtëpinë dhe veturën e fqinjit, për nëntë muaj me radhë.

Sulmet e 32-vjeçarit, që konsiderohet të ketë gjendje të mirë mendore, filluan nga qershori i vitit të kaluar, deri në fillim të shkurtit, transmeton Telegrafi.

Kjo i shkaktoi bezdisje dhe shqetësim viktimës, që e paraqiti disa herë rastin në polici. Për pasojë, ai është hedhur në gjyq ku u shpall fajtor.

Pronat të lilën e sulmonte me vezë

Atë e lanë të mbrohet në liri, me kushtin që të mos i afrohet pronës së fqinjit, detyrohet të punojë 150 orë pa pagesë, dhjetë ditë rehabilitim, 500 euro gjobë dhe 100 euro kompensim gjyqësor.

Në anën tjetër, nuk janë bërë të ditura motivet e këtij sulmi të pazakontë, që është cilësuar si kërcënim dhe dëmtim i pronës. /Telegrafi/