Site icon Telegrafi

Për nëntë muaj në Tetovë janë sanksionuar mbi 1600 shoferë

Për nëntë muajt e kaluar të këtij viti, në rajonin e SPB-Tetovë janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 294 automjete me defekte teknike (TE-165 dhe GV-129). Automjetet me defekte teknike menjëherë janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa pronarëve të tyre u janë përgatitur parashtresat përkatëse dhe do të përballen me gjoba prej 400 euro në kundërvlerë të denarë. Numri më i madh i parregullsive teknike, përndryshe, i referohen frenave, ndriçimit dhe defekteve në pajisje të tjera, kryesisht pajisjeve dhe sistemeve kontrolluese.

Në periudhën në fjalë janë regjistruar, gjegjësishtë sanksionuar gjithsej 1657 persona (TE-1223 dhe GV- 434) të cilët kanë drejtuar  automjetet pa kaluar testin e drejtimit dhe patentë të vlefshme. Për të gjithë ata janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjobë prej 250 euro për kundërvlerë në denarë, si dhe një tjetër gjobë për pronarët e veturave që i kanë dhënë të vozten veturat e tyre edhe pse e kanë ditur se nuk kanë patentë shofer, lajmërojnë nga MPB-ja.

Korrektësia teknike e automjeteve dhe drejtimi pa patentë shoferë në muajt në vijim do të jenë edhe objektivat me prioritet të aktiviteteve kontrolluese që do ti kryejnë zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, me qëllim zbulimin dhe largimin e shpejtë nga trafiku, automjetet me defekte teknike dhe të ashtuquajturit vozitës “të egër”.

Exit mobile version