Telegrafi

Për nëntë muaj 89 pacientë kanë kërkuar trajtim në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë

Në Klinikën e Psikiatrisë, Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë nëntë muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës njofton se 26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të poli substancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.

“Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim. /Telegrafi/