Site icon Telegrafi

Për në Vodno dhe parkingje pa para në Shkup, për të luftuar ndotjen

Këshilli i Bashkisë së Shkupit ka vendosur që për fundjavë dhe për festa shtetërore, linjat numër 25, 25A dhe 25B për në malin Vodno do të jenë pa para.

Gjithashtu parkingjet ”Fallanga e Maqedonisë”, ”Dom na peçat” do të jenë pa para për vozitësit që kanë për qëllim udhëtimin për në malin Vodno. Gjithashtu, parkingjet pa para në këto vende do të vlejnë për fundjavë dhe për festa shtetërore.

Këto janë masa të marra nga Bashkia e Shkupit, për të luftuar ndotjen e kryeqytetit dhe vendbanimeve përreth. /Telegrafi/

Exit mobile version