Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij Luanin.
Haradinaj ka ndarë një mesazh prekës për të kujtuar Luanin, një figurë të shquar të luftës dhe lirisë së Kosovës, në përvjetorin e lindjes së tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se, edhe pse Luanin e ndau jeta në moshë të re, ai do të mbetet për gjithmonë simbol i sakrificës dhe guximit për lirinë.
“Luani, linde 51 vjet më parë, por për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë,” shkroi Haradinaj, duke nderuar kujtimin e tij. /Telegrafi/