Site icon Telegrafi

Për nder të ‘engjëllit mbrojtës’, e prenë demin dhe ia pinë gjakun (Video)

Ky është momenti makabër, që është filmuar në fshatin Mochitlan të Meksikës, kur theret një dem, dhe derisa është ende gjallë, njerëzit afrohen të ja pinë gjakun.

Në filmimet e bëra, shihen demat teksa lidhen dhe tërhiqen zvarrë, derisa i rrëzojnë për toke.

Në videon e postuar, duket kafsha që qëndron shtrirë, ndërsa një burrë i jep të pijë një lëng që besohet të ketë përmbajtur qetësues për ta vënë në gjumë, transmeton Telegrafi.

Gjakun që i del pasi të jetë prerë, nisin t’ia pinë disa burra që ndodhen në afërsi.

Të gjitha këto veprime bizare ata i bëjnë për të nderuar ‘engjëllin mbrojtës’, sipas një tradite të lashtë meksikane. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=STjN-huEvS0

Exit mobile version