Garda Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ngrihet flamurin e SHBA-së në Prishtinë.
Siç është bërë traditë tashmë, ngritja e flamurit do të bëhet në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në ora 11:00.
Ky akt simbolik bëhet për të shënuar ditën e pavarësisë së vendit mik të Kosovës, SHBA-së.
Ndryshe, më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Ky dokument u hartua kryesisht nga 32-vjeçari Tomas Xheferson.