Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë, të premten në Çikago është bërë ngritja e flamurit të Republikës së Kosovës në sheshin Daley Plaza, përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines të Shteteve të Bashkuara.
Drejtuesi i konsullatës, Drilon Zogaj, gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komuniteti Shqiptar në “Illinois-Albanian Community of Illinois” për shënimin e përvitshëm të pavarësisë së Kosovës, si dhe përkushtimin e tyre të përhershëm për Kosovën dhe bashkatdhetarët tanë në Illinois.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e konsullatës kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois, shoqatës “Dardania”, përfaqësuesit e pjesëtarëve të Policisë së Çikagos nga shoqata “Shqiptaro Amerikane e Zbatuesve të Ligjit” në Illinois, si dhe pjesëtarë të komunitetit të bashkatdhetarëve. /Telegrafi/