Site icon Telegrafi

Për… mizantropët!

(Sa për të ndërruar mendim për ta)

Nga: Dashnor Kokonozi

Janë të panumërt mizantropët e mrekullueshëm.

Që nga H. Hesse që thotë: “Vetmia është pavarësi” e deri te miku i Y. Aliçkës, De André, që thotë: “Vetmia mund të të shpjerë në forma të jashtëzakonshme të lirisë”.

Ndaj veç edhe Carl Jungu që thotë: “Vetmia është për mua një burim shërues, që ma bën jetën të denjë për t’u jetuar”!

Mizantropët përgjithësisht nuk janë individë që urrejnë njerëzit. Përkundrazi, janë njerëz që shpesh në jetën e tyre kanë dashur shumë. Mbase më shumë se sa duhet. Sepse, sa më karakter e natyrë të hapur të kesh, aq më shumë plagë merr.

Eshtë kjo që të shtyn të mbyllesh, të tërhiqesh në vetminë tënde.

Më vjen tani ndërmend një shprehje franceze: “Gjithkush që në moshën 40-vjeçare nuk është  mizantrop, ai kurrë nuk i ka dashur njerëzit.”

“Përse?”, pyet A. Troian në një ese të tijën.

Përgjigjen më të mirë për mua e jep mizantropi më i madh e më i famshëm: “Sepse gjithandej shoh lajkatarë, padrejtësi, interesa, keqdashje, tradhti…”  (Molière).

 

 

Exit mobile version