Telegrafi

Për Ministrinë e Shëndetësisë, Kosova pjesë e Serbisë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, drejtohet nga Petrit Vasili, i cili është nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), parti kjo që drejtohet nga Ilir Meta, i cili është në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike, të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha.

Në faqen e internetit nuk ka asnjë të dhënë për datën se kur është publikuar ky informacion i kësaj ministrie, por bazuar në renditjen, del se është njëri prej më të fundit të postuara në lidhjen “Projekte” në kuadër të faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, raportoi portali Zhurnal.

Në këtë link shihet kjo gafë e kësaj ministrie:
http://www.moh.gov.al/moh/index.php?module=2&item=75. /Telegrafi/