Në një deklaratë për televizionin NovaBg, gazetari kontraverz Milenko Nedellkovski thotë se bullgarët janë si qen dhe se dëshirojnë të përcaktojnë kufinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se qëllimi i tij është çlirimi nga diçka që është e jashtligjshme dhe kriminale, duke shtuar se asgjë ilegale nuk ka bërë dhe se pllaka përkujtimore nuk duhet të vendoset aty.
Vendosjen e pllakës përkujtimore në Kajmakçallan, Nedellkovski e konsideron si provokim për prishje të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
Nedellkovski thotë se Maqedonia nuk duhet të bëhet pjesë e BE-së, por duhet që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët. Videon e plotë e gjeni këtu./Telegrafi/