Telegrafi

Për meshkujt lindja e fëmijës është momenti më i lumtur në jetë

Meshkujt më së shumti janë të lumtur në moshën 37-vjeçare, ka zbuluar hulumtimi i brendit britanik të rrobave mashkullore Jacamo, i kryer në 1.000 njerëz.

Në ato vite ndihen më së shumti rehat, sepse kanë krijuar familjen dhe rrethin e miqve të cilin e shijojnë, transmeton Koha.net. Për 43 për qind të tyre momenti më i lumtur ka qenë lindja e fëmijës, për 35 për qind të meshkujve ishte martesa, derisa 18 për qind e pjesëtarëve të gjinisë më të fortë pranojnë që më së shumti të lumtur kanë qenë derisa ekipi i tyre i preferuar ka fituar titullin e ligës së kampionëve, ka vërtetuar hulumtimi.

Përveç përvojave që ua kanë ndryshuar jetën, buzëqeshjen në fytyrë çdo ditë mund t’ua nxjerrë ushqimi i preferuar, rrobat ose pajisjet e reja, shoqërimi me miqtë, prija e kafesë, darka surprizë të cilën e ka përgatitur partnerja e tyre, koha e lirë për leximin e gazetave dhe rezultati i mirë në video lojëra, shkruan Daily Mail.

“Në moshën 37-vjeçare, meshkujt janë mjaft të rinj sa të mos rëndohen nga problemet serioze shëndetësore, dhe mjaft të vjetër për të ndërtuar vetëbesimin dhe reputacionin. Pikërisht për këtë arsye kjo është periudha më e lumtur në jetën e tyre”, ka shpjeguar Phillip Hodson nga Shoqata britanike për këshillim dhe psikoterapi.

Martesa dhe fëmijët janë bërë çelësi i lumturisë afatgjate për meshkujt, ndërsa dreka e mirë dhe rrobat e reja do t’i disponojnë menjëherë, ka theksuar, Lucy Dobson nga Jacamo.

Top shtatë përvojat më të lumtura për meshkujt

• Lindja e fëmijës;
• Martesa;
• Fitorja e klubit të preferuar dhe marrja e titullit të Ligës së Kampionëve;
• Blerja e shtëpisë ose e banesës;
• Dita kur i kanë propozuar martesë partneres së vet;
• Mbarimi i shkollës dhe i studimeve;
• Blerja e automobilit të ri.
/Telegrafi/