Site icon Telegrafi

Për martesë vishen si Shreku e Fiona

Keith e Christine kanë kaluar tri orë në grim para se të nisen drejt altarit, mu sikur rolet nga filmi i animuar jashtëzakonisht të popullarizuar – Shrek.

Zotëriu Green dhe nusja e tij 40-vjeçare, janë ngjyrosur në të gjelbër dhe kanë veshur rroba sikur ato në film dhe kanë thënë PO-në e tyre. Edhe 100 të krushqit e ftuar janë veshur sikur rolet tjera nga filmi i animuar.

“Secila vajzë ëndërron për martesë si prej përrallave. Unë i kam bërë gjërat mbrapsht dhe në fund kemi qeshur shumë”, ka thënë Christine duke shtuar se thjesht i ka lindur ideja për një martesë tematike.

Ajo ka sqaruar se edhe Kevini i saj i ngjante shumë Shrekut.

“Ka qenë një përvojë e çuditshme, por e këndshme. Gruaja më ka thënë se i ngjaj shumë Shrekut”, ka thënë Keith.

Exit mobile version