Në aktivitetet e sotme të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” organizatorët theksuan se java e ardhshme do të jetë kyçe, veçanërisht tre ditët e para. Bogdan Ilievski njëri nga organizatorët e protestave kundër Deklaratës shqiptare sot para Kuvendit ju bëri thirrje qytetarëve të mobilizohen ditët e para të javës së ardhshme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Mbështetësit e kësaj iniciative, sot me makina në të cilat vëreheshim flamuj maqedonas shëtitën në rrugët e Shkupit, me çka bllokuan dy kolonat para ndërtesës së Kuvendit.
Ilievski tha se nesër nuk do të kenë aktivitete, por do të informojnë si do të veprojnë nga dita e hënë. Kjo iniciativë proteston për më shumë se 40 ditë për mospranimin e Deklaratës së partive shqiptare./Telegrafi/