Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e Talat Xhaferit

Aktivistët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” sot për të 76-tën ditë me radhë përmes një diskutimi shprehën revoltën e tyre kundër Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot në 76-tën ditë prej kur filluan marshet protestuese të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” u mblodhëm në një diskutim, duke ftuar edhe anëtarët e iniciativës nga Shkupi dhe qytetet tjera. Diskutuam për periudhën që lamë pas dhe për atë që vjen, e cila është shumë e rëndësishme për luftën tonë në të cilën ndodhemi”, deklaroi Bogdan Ilievski, njëri nga organizatorët e protestave.

Ai tha se është diskutuar edhe për dorëzimin e një iniciative në Gjykatën Kushtetuese për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e kryetarit të ri të Kuvendit.

Ai gjithashtu theksoi se do të vazhdojnë me protestat dhe se rezistenca është detyrë e tij./Telegrafi/

Exit mobile version