Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” po provon në gjitha mënyrat që të bëhet top temë në media, madje edhe gjatë fundjavës nuk largohen nga aktivitetet e tyre. Sot nuk do të ketë protesta, por siç thonë nga organizatorët, shoqërim në Parkun e Qytetit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e aktiviteteve që u zbatuan nga kjo iniciativë ditë më parë morën kritika të mëdha, pasi në to u përfshinë edhe fëmijët e vegjël.
Për një gjë të tillë pati paralajmërime nga shoqata të ndryshme që kjo të ndalohet, por deri sot nuk është ndërmarrë asgjë. Ndërsa nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” thanë se ka qenë dëshirë e prindërve që fëmijët e tyre t’i sjellin në protesta./Telegrafi/