Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët”, shfaqje muzikore në vend të protestave

Në vend të protestave para Qeverisë së Maqedonisë ose Kuvendit sikur ditëve të kaluara, iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” organizuan koncert muzikor në parkun e qytetit të Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Inciativa “Për Maqedoni të përbashkët” që gjatë 12 ditëve të kaluara organizonte protesta në mbrojtje të siç thonin, interesave kombëtare, vendosën që sot protestat t’i zëvendosëojnë me shfaqje muzikore.

Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 500 qytetarë. Nga ana tjetër edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 11 do të protestohej edhe në Ohër, një gjë e tillë nuk u zhvillua, ndërsa për orët e pasdites protesta janë paralajmëruar në Gjevgjeli, Koçan, Sveti Nikollë, Veles dhe Krushevë./Telegrafi/

Exit mobile version