Me kamionë, daulle dhe muzikë edhe sot kanë vazhduar protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe pranimint të Deklaratës së partive shqiptare. Për të 17-ën ditë me radhë, protestuesit edhe sonte u tubuan para Qeverisë së Maqedonisë, prej ku filluan të marshojnë drejt Parlamentit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protestuesit drejtuan akuzat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deputetes të parlamentit të Shqipërisë Mesila Doda. Ata u shprehën se e platforma në mënyrë direkte e kërcënon interesin e përgjithshëm kombëtar dhe integritetin shoqëror dhe politik të Maqedonisë. Pas këtyre porosive para Parlamentit, masa e tubuar u shpërnda në mënyrë të qetë./Telegrafi/