Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” protestuan për 44 ditë me radhë kundër gjuhës shqipe

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të Përbashkët” për të 44-tën ditë me radhë ka protestuar kundër Deklaratës siç e quajnë të Tiranës dhe kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.

Lexo po ashtu ”Turmat e protestave janë duke u zvogëluar”

Organizatorët e protestave paralajmëruan se nuk do të heqin dorë dhe do të vijojnë protestat deri në momentin kur partitë politike do të përjashtojnë Deklaratën e partive shqiptare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjuetarët dhe bujqit sot ishin në krye të protestës duke kërkuar maturi dhe durim në këto momente siç i quajtën të vështira për Maqedoninë. Ata paralajmëruan se nëse është e nevojshme do të mblidhen me mijëra vetë në mbrojtje të shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version