Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” paralajmërojnë intensifikim të protestave

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” sot në një konferencë për shtyp i vlerësoi si kyçe ditët e ardhshme dhe paralajmëroi për intensifikim të marsheve protestuese, përmes të cilave do të kërkojnë mospranim të Deklaratës së partive shqiptare dhe ruajtje të karakterit unitar të shtetit. Doris Damovski tha se aktivitetet e tyre protestuese do t’i vazhdojnë në të njëjtën formë dhe do të jenë të qetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyra themelore e çdo qytetari të Maqedonisë është të jetë pjesëmarrës në këto protesta. Pjesa e vetme funksionale e shtetit për momentin janë qytetarët, të cilët e dinë se kanë qenë të mashtruar. Këto ditë janë kyçe me intensifikimin e protestave. Do të vazhdojmë në të njëjtën formë, qetë, pa dhunë, pa thyerja, pa ofendime, por vetëm numri i qytetarëve të vendosur do të jetë arma me të cilën do të luftojmë në rrugë”, deklaroi Damovski.

Ai apeloi që qytetarët të dalin në numër sa më të madh, të flasin me më shumë miq, fqinjë dhe t’i bindin se ajo, siç tha, është mënyra e vetme që Maqedonia të dalë nga kjo krizë institucionale./Telegrafi/

Exit mobile version