Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët”: Kryetari i ri i Kuvendit të distancohet nga Deklarata shqiptare

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot për të 38 ditë me radhë protestuan në disa qytete të Maqedonisë. Ata edhe sot kërkuan që të refuzohet Deklarata e partive shqiptare dhe të mos zyrtarizohet gjuha shiqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët njëjtë sikur ditë tjera, marshin e filluan para objektit të Qeverisë së Maqedonisë dhe përfunduan para Kuvendit, ku edhe mbajtën fjalime.

Protestuesit gjithashtu kërkuan që kryetari i ri i Kuvendit të prononcohet kundër Deklaratës së partive shqiptare./Telegrafi/