Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë regjistrim të popullsisë dhe zgjedhje të reja

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar edhe sot me protestat kundër gjuhës shqipe dhe Deklataratës së partive shqiptare, pasi siç thonë, rrezikojnë karakterin unitar të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit janë mbledhur para Qeverisë duke vazhduar më pas para Kuvendit. Përveç platformës së partive politike
shqiptare, nga kjo iniciativë kundërshtojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit i cili përkrah Deklaratën e shqiptarëve.

Disa nga përfaqësuesit e kësaj iniciative në fjalimet e tyre kërkuan që të bëhet regjistrimi i popullsisë, që përfundimisht të konstatohet përqindja e etnive në vend dhe kërkuan zgjedhje të reja, pasi siç thonë, janë e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza politike./Telegrafi/