Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë mbështetje më të madhe nga qytetarët

Në marshin e sotëm përfaqësuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, kërkuan që nesër qytetarët të mbështesin këtë iniciativë sa më masovikisht, për t’iu kundërvënë Deklaratës së partive shqiptare, e cila sipas tyre, prish karakterin unitar të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është e rëndësishme që populli i “Për Maqedoni të përbashkët”, populli i shoqërisë multietnike dhe jo i shtetit binacional, nesër në orën 17 të mblidhet para qeverisë dhe të marshojmë deri para Kuvendit”, deklaroi Ilievski, njëri nga organizatorët e protestave.

Pjesëtarët e kësaj iniciative sërisht u mlodhën para qeverisë duke marshuar drejt Kuvendit ku edhe mbajtën fjalime. Ndërsa sipas të dhënave, protesta është zhvilluar e qetë./Telegrafi/