Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” me kërkesa të njëjta si të partisë në pushtet

Edhe sonte kanë vijuar protestat kundër të ashtuquajturës “Platformë e Tiranës”. Qytetarët protestuan me buldozerë dhe kamionë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” tashmë disa ditë kërkojnë zgjedhje të reja në vend, pasi sipas tyre janë e vetmja zgjidhje për krizën politike. Kërkesa e tillë është e njëjtë me atë të OBRM-PDUKM-së, të cilët në çdo paraqitje publike kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale.

Qytetarët marshin protestues e përfunduan para selisë së LSDM-së./Telegrafi/

Exit mobile version