Site icon Telegrafi

“Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot kanë protestuar kundër gjuhës shqipe (Video)

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” edhe sot kanë vazhduar me protestat e tyre kundër zbatimit të dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë dhe pranimit të Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare nga partitë maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata kundërshtuan ashpër platformën siç e quajnë nga Tirana ndërkohë që falënderuan presidentin Ivanov për vendimin e tij të fundit për të mos i dhënë mandatin Zaevit të formojë qeverinë e re.

Përveç në Shkup, protesta janë mbajtur edhe nëpër disa qytete të tjera të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version