Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” sot në vend të marshit protestues organizoi panel diskutimi për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. Në panel diskutimi folën Bogdan Ilievski nga iniciativa dhe profesorët universitar Ivanka Dodovska dhe Aleksandar Dashtevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Takimi i sotëm, gjegjësisht dita e 69 nga fillimi i protestave, menduam të jetë pjesë e gjithë ndodhive në Kuvend, të cilat mund t’i quajmë si provokim direkt për incidentet më 27 prill”, tha Ilievski.
Ndërsa Dodovska theksoi se presidenti Ivanov ka treguar urtësi strategjike, që Maqedoninë e ka ngritur në një nivel të kënaqshëm.
Ajo tha se më 27 prill në Parlament ndodhi ngjarje më ofenduese që mund t’i ndodh një populli dhe shteti, ajo është këndimi i himnit shqiptar në zemër të Maqedonisë. Për Dodovskan Talat Xhaferi është deputet i thjeshtë dhe asgjë më shumë.
Ndërsa Dashtevski deklaroi se bëhet fjalë për skenarë të përgatitur për tre vite me radhë. Ai tha se zgjedhja e Xhaferit është joligjore, pasi mes tjerash sipas tij, është shkelur edhe sistemi politik./Telegrafi/