Nëse keni mace në shtëpi, me siguri ju kujtohet momenti kur shkoni të flini gjumë: macja ju mbështet në gjoks dhe gërhin derisa të fle…
A keni pyetur ndonjëherë përse ato veprojnë ashtu?
Siguria
Si çështje instinkti, kafshët dëshirojnë të ndihen të sigurta nga cilido qoftë grabitqar sulmues, madje edhe kur mendoni që i keni siguruar gjithë komoditetin në shtëpinë tuaj.
Gjithsesi, maces suaj i nevojitet vendi i sigurt ku ajo e di që mund të fle e qetë, transmeton Telegrafi.
Komoditeti dhe ngrohtësia
Macet duan të flenë në vende të ngrohta, meqenëse natën nuk ka diell, nuk ka vend më të mirë për të bërë gjumë sesa në trupin e pronarit. Veç kësaj, ato mund të flenë 16 orë në ditë dhe e duan rehatinë dhe flenë në bark.
Mbrojtja
Macet kanë lidhje të veçantë energjike; kështu që mund t’i kuptoni këto krahasime. Qentë janë mbrojtësit tanë dhe mbrojtës në kuptimin fizik, mirëpo macet në kuptimin energjik.
Macet posedojnë energji të cilën ne nuk e shohim dhe do të na mbrojnë nga energjia e keqe dhe e dhunshme, duke na bërë mirë.
Mënyra për të treguar dashurinë
Definitivisht, macet janë ndër krijesat të cilat japin shumë dashuri, mirëpo ndonjëherë edhe nuk e tregojnë dhe mund kenë qëndrim paksa armiqësor, për dallim nga kanakarët e tjerë shtëpiakë.
/Telegrafi/