Një lyerje buke nga kungulli kombinuar me gjalpin e susamit, me siguri nuk e do e ndani nga tryezat tuaja. Përmes recetës së mëposhtme do ta keni më të lehtë përgatitjen e saj
Përbërësit:
– 500 g kungull,
– 2 lugë gjalpë susami (tahini),
– 2 thelpinj hudhre,
– kripë,
– 2–3 lugë vaj ulliri,
– ½ lëng limoni,
– sipas dëshirës spec i ëmbël.
Përgatitja:
Kungullin priteni në copa të vogla dhe piqeni në furrë që të zbutet.
Në blender qitni kungullin e pjekur, gjalpin e susamit, hudhrën dhe kripën.
Shtoni një lugë vaj ulliri. Nëse përbërja është shumë e dendur, shtoni edhe pak vaj ulliri apo, sipas dëshirës, shtoni lëng limoni.
Kujdes me shtesën e lëngut të limonit, sepse tretja do të mund të tharbet lehtë.
Shërbehet si lyerje buke për kafjall ose si shtojcë bashkë me perimet e pjekura për drekë. /Telegrafi/