Telegrafi

Për LSDM-në testimi ekstern është jologjik, analfabet dhe kontradiktor

Kundër testimit ekstern të nxënësve ka dalur edhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM), përmes Petar Atanasovit, kryetar i Komisionit për arsim në LSDM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Atanasov thotë se notat që dalin nga ky testim nuk duhet të shënohen në dëftesat e nxënësve, pasi që testimi është i gabuar dhe nuk mund të ofrojë asnjë rezultat.

Më tej, Atanasov shton se nxënësit dhe prindërit janë në stress, ashtu edhe profesorët, të cilët janë të nënçmuar, kurse cilësia e arsimit është rënuar, prandaj LSDM-ja do ta heq testimin ekstern, sapo ta merr pushtetin në zgjedhjet e radhës të cilat duhet të jenë të drejta dhe demokratike.

Ai thekson se mbi 170000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, janë viktimë e pyetjeve jologjike, analfabete, kontradiktore dhe megalomane, met ë cilat pushteti shëron frustracionet e tij./Telegrafi/