Telegrafi

“Për Liverpoolin, maksimumi top katërshja”

Ish futbollisti i Liverpoolit, Graeme Souness, ka mbështetur Jurgen Kloppin që të qëndrojë në Anfield.

Sipas Souness, maksimumi për Liverpoolin këtë sezon do të jetë top katërshja.

Kjo për shkak të telasheve të brendshme të klubit anglez, duke filluar nga Philippe Coutinho.

“Nëse dikush do të më garantonte një përfundim në top katërshe për Liverpoolin, atëherë do ta nënshkruaja menjëherë nëse do të isha menaxheri i Liverpoolit”.

“Me elementin e dyshimeve për të ardhmen e Coutinhos dhe problemet në mbrojtje, unë do të merrja një vend në top katërshe”.

“Liverpooli duhet t’i qëndroj besnik edhe Kloppit. Ai është shumë i mirë për Liverpoolin. Është një trajner me pasion, i cili me zemër çdo herë i çaset lojës”, deklaroi Souness.

Liverpooli derbin e fundit të madh me Manchester Unitedin barazoi pa gola.

/Telegrafi/