Testimin ekstern të nxënësve e konteston edhe Partia Liberal Demokratike (PLD), e cila konsideron se testimi paraqet një ankth për nxënësit, prindërit, por edhe për mësimdhënësit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj partie, testimi ekstern është duke u përdorur si mekanizëm për trysni ndaj mësimdhënësve, ndërkaq thonëe se duhet të zhvillohet kreativiteti te nxënësit, e jo të detyrohen të mësojnë përmendësh, për të dhënë testimin ekstern.
Në reagimin e saj, PLD-ja zotohet se do ta heq testimin ekstern dhe do të zbatojnë reforma, me tëcilat do ta çojnë përpara sistemin arsimor, nëse do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme./Telegrafi/