Telegrafi

Për lëkurë të butë dhe të freskët, duhet të kujdeseni një natë më herët!

Për ta mirëmbajtur freskinë dhe butësinë e lëkurës, si dhe për t’u dukur seksi dhe brilante çdo mëngjes, është e rëndësishme ta mbroni lëkurën para se të bini në gjumë.

Përveç se duhet ta largoni makijazhin dhe ta pastroni fytyrën çdo natë para se të flini, është e këshillueshme që t’i bëni edhe disa truqe ekstra për lëkurë të bukur, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duhet ta gjeni një krem që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës. Duhet të keni kujdes sepse, nëse e zgjedhni kremin e gabuar, ju do të keni efekt të kundërt.

Aplikojeni kremin e natës çdo herë pasi e pastroni makijazhin dhe fytyrën.

Edhe maskat me argjilë janë ideale për ushqimin e lëkurës para fjetjes. Për një lëkurë më të mbushur dhe më të shëndetshme në mëngjes, aplikojeni maskën e argjilës në fytyrë disa herë në javë para fjetjes, pastrojeni me ujë dhe lubrifikojeni fytyrën me krem të natës.

Në fund, lëkurës i duhet shumë vitaminë C, sepse ajo vitaminë ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm vitamina gjatë ditës, atëherë para se të flini pini një hap me vitaminë C për një pamje të bukur dhe glamuroze në mëngjes.  /Telegrafi/