Telegrafi

Për lavaman perfekt të pastër ju nevojitet vetëm një përbërës, të cilin në kuzhinë e ka secila amvisë

Sa herë keni dëshiruar të qëndroni para lavamanit tuaj dhe të kënaqeni me pastërtinë e saj të pashembullt, derisa në realitet jeni ballafaquar me njollat e ujit, të shamposë së larjes së enëve dhe ushqimit? Madje edhe materiali i këtillë kërkon pastrim të rregullt

Shumë mjete komerciale për pastrim janë tepër të vrazhda dhe kanë aromë të fortë të cilën vështirë e përballojmë.

Fatmirësisht, ekzistojnë disa mjete natyrale të cilat mund t’i përdorni si alternativë.

Një ndër to nuk kushton pothuajse asgjë dhe me siguri e keni në dollapin tuaj të kuzhinës.

Fjala është për miellin! – transmeton Telegrafi.

Mielli me siguri nuk do t’ju kishte shkuar në mendje si mjet për pastrim, mirëpo mund të pastrojë enëlarësen tuaj deri në perfeksion.

Mielli vepron si abraziv i butë i cili eliminon njollat, por nuk e gërvisht sipërfaqen e lavamanit.

E gjitha që duhet të bëni është që të spërkatni në lavaman mjetin për pastrim të cilin e përdorni rregullisht, mund të përdoret edhe uji i nxehtë me shampon.

Kur të lyeni me këtë lavamanin, do të eliminoni ndotjen sipërfaqësore dhe pastaj do të fokusoheni në politurë. Pastaj, fshijeni lavamanin me një peshqir të vjetër derisa të eliminohet e tërë lagështira.

Qitni miell nëpër sipërfaqe të enëlarëses, merrni një peshqir dhe me lëvizje rrethore bëni politurë lavamanit.

Këtë piling të butë të cilin do t’ia bëni lavamanit tuaj do t’i japë shkëlqim të mrekullueshëm dhe pastaj përfundimisht mund ta shihni në enëlarësen tuaj pa njollat e mërzitshme të ujit. /Telegrafi/