Telegrafi

Për KSHZ-në kompenzimi i tyre është ligjor për organizimin e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar se venimet për kompenzim janë sjellë në pajtim me Ligjin dhe në bazë të dispozitave pozitive ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, anëtarët e KSHZ-së nesër do të bisedojnë për propozim-vendimin për tërheqje të vendimeve të marra për përcaktimin e kompenzimit për anëtarët e KSHZ-së dhe të punësuarit në shërbimin profesional për zgjedhjet e realizuara.

Në njoftimin e KSHZ-së citohet Neni 19 i Ligjit për zgjedhje që përcakton kompenzimin, duke sqaruar se Rregullorja për përcaktimin e kritereve për pagimin e kompenzimit të organeve zgjedhore është marrë pas shpalljes së zgjedhjeve në pajtim me buxhetin e caktuar dhe të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.

Lexo po ashtu Baily: Patjetër të luftohet korrupsioni në Maqedoni (Video)

Përndryshe, kjo çështje është përmendur nga ambasadori amerikan, Jess Baily, i cili në një ligjëratë kushtuar luftës ndaj korrupsionit, organizuar në Fakultetin për siguri – Shkup, tha se ka dëgjuar që anëtarët e KSHZ-së kanë caktuar pagesë shtesë për punën e kryer në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti./Telegrafi/