Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar se venimet për kompenzim janë sjellë në pajtim me Ligjin dhe në bazë të dispozitave pozitive ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, anëtarët e KSHZ-së nesër do të bisedojnë për propozim-vendimin për tërheqje të vendimeve të marra për përcaktimin e kompenzimit për anëtarët e KSHZ-së dhe të punësuarit në shërbimin profesional për zgjedhjet e realizuara.
Në njoftimin e KSHZ-së citohet Neni 19 i Ligjit për zgjedhje që përcakton kompenzimin, duke sqaruar se Rregullorja për përcaktimin e kritereve për pagimin e kompenzimit të organeve zgjedhore është marrë pas shpalljes së zgjedhjeve në pajtim me buxhetin e caktuar dhe të miratuar nga ana e Kuvendit të Maqedonisë.
Përndryshe, kjo çështje është përmendur nga ambasadori amerikan, Jess Baily, i cili në një ligjëratë kushtuar luftës ndaj korrupsionit, organizuar në Fakultetin për siguri – Shkup, tha se ka dëgjuar që anëtarët e KSHZ-së kanë caktuar pagesë shtesë për punën e kryer në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti./Telegrafi/