Telegrafi

Për krimin në Gjakovë, deklarohet vrasësi i shitësit të hamburgerëve

Një shitës 30-vjecar i hamburgerëve është vrarë me tre plumba, mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

I dyshuari për vrasjen, një 21-vjeçar me prejardhje nga Peja, është dorëzuar menjëherë në stacionin policor të qytetit, që ndodhet përballë vendit ku u krye krimi.

E. Bajrami i tha Policisë se qëlloi për vdekje A. Hana, pasi i kishte ngacmuar motrën e moshës minore, derisa ajo kishte shkuar në lokalin ku punonte A. Hana për t’u ushqyer. Viktima vite më parë kishte pasur një rast të hapur në Prokurori për ngacmim, konkretisht për sjellje prej maniaku seksual në publik, ndaj një femre në publik. Këtë e ka konfirmuar edhe Prokurori gjakovar, i cili po e heton vrasjen, Ali Uka.

“Ka pasur një rast para 5 apo 6 viteve, por që, me sa unë kam informacion, është mbyllur për shkak të gjendjes së tij psikike jo të mire”, ka thënë Uka. /GazetaExpress/