Por, në fakt, krye-temë e takimit do të jetë çështja e futbollit kosovar. Kështu thotë sekretari i FFK-së, Eroll Salihu. Ai shpjegon se Blatter e ka organizuar këtë takim trepalësh rreth gjetjes së ndonjë mënyre që Kosova të zhvillojë ndeshje miqësore ndërkombëtare pa kushtëzime, deri në anëtarësimin e plotë të saj në UEFA e FIFA, e jo me kufizime, siç iu kishin vendosur në maj të vitit të kaluar, të cilat ishin shpallur të papranueshme në vendin tonë.
“Kërkesa jonë dhe insistimi ynë është që të luajmë pa kushtëzime. Madje, ne duam të luajmë edhe me Përfaqësuesen A të Kosovës, pa asnjë kushtëzim”, deklaroi Salihu për gazetën Arena. /Tribuna/Telegrafi/